4.8 C
Skopje

Fitim Mustafi, djali i dëshmorit “Dashmir Mustafi-Dejshi” i hynë garës për Këshillin komunal të Tetovës

I lindur në vitin 1996, Fitim Mustafi ka mbaruar shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Poroj e më pas edhe gjimnazin në Tetovë. Ai ka mbaruar edhe studimet në degën e gjuhës gjemrane në Universitetin e Tetovës.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Fitimi garon në listën e këshilltarëve për komunën e Tetovës, nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ai flet gjuhën gjermane dhe angleze, kurse në këtë garë hyn si një kuadër profesionist.

Si djal i dëshmorit Dashmir Mustafi, Fitimi kërkon mbështetjen e banorëve të komunës së Tetovës për të treguar se rinia din dhe bën, duke i dhënë shancën të dëshmohet.