24/02/2024

Pas fitores 2-0 që Reprezentacioni i Maqedonisë ka shënuar mbrëmë në Maltë, kundër po këtij shteti, në ndeshje të vlefshme për kualifikim në Euro24, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë, Artan Grubi.

Në një status në rrjetet sociale Grubi ka shkruar se fitorja e RMV-së kundër Maltës është lajm që ka gëzuar të gjithë futbolldashësit.

Sipas Grubit, kjo fitore bën edhe më të besushme dhe sjell edhe më afër realizimit ëndrën për kualifikim në kampionatin Evropian që do të realizohet në Gjermani në vitin 2024.

Në statusin e tij, Grubi ka uruar të gjithë futbollistët, stafin po edhe Federatën e Futbollit për këtë fitore duke ju uruar sukses ditëve në vijim në rrugëtimin e tyre.

Reagimi i plotë:

“Edhe një fitore që gëzoi të gjithë futbolldashësit dhe që e sjell mundësinë për pjesëmarrje të Maqedonisë në Euro2024 edhe më afër.

Urime futbollistëve, stafit teknik dhe federatës për sukseset e këtyre ditëve me shpresë që paraqitjet e mira do të vijojnë edhe në sfidat e rradhës”, ka shkruar Grubi.