03/10/2024

Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara gjatë ditës së djeshme në veri të vendit me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani tha se pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.

Elshani tha se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Në veri të Kosovës, grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët sebë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbanin një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

Teksti në e fletushkave thuhet: “Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”

Ata kanë porositur qytetarët serbë që të sulmojnë Policinë e Kosovës me gjësende si saksi, ngjyrë, vezë dhe koktej.

Po ashtu, kjo organizatë ka udhëzuar qytetarët serbë që të sulmojnë fizikisht policët e Kosovës. /Reporteri.net/