14/04/2024

Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së 175 bursave nga Fondacioni Albiz për studentët e shkëlqyeshëm për vitin akademik 2023/2014.

Xhaferi ndau dhjetë mirënjohje për studentët e dalluar me mesatare mbi 9.00, teksa ne fjalimin e tij para të pranishmëve tha se duke investuar tek gjeneratat e reja, investojmë në ardhmëri të sigurtë.

“I nderuar që jam pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së bursave nga Fondacioni “Albiz”, i cili duke organizuar evenimente të këtilla më karakter edukativ dhe mbështetës ndaj studentëve, po dëshmon rëndësinë që e ka në sipërmarrësi dhe filantropi. Sigurimi ekonomik, edukativ dhe arsimor tëk të rinjtë tanë, është një garanci për sukesin e tyre në arsim, ndaj investimi tek të rinjtë është investim në persosjen e sistemit edukativ në Maqedoninë e Veriut. Kjo është mundësi për të krijuar kushte më të mira për këta të rinjë që nesër të shërbejnë më profesionionet e tyre po në këtë shtet. Projektet e këtilla janë afrim i cilësisë së arsimit vendor me atë europian, ndaj gjithmonë kemi pasur mbështetje dhe nga miqtë tanë ndërkombëtar drejt reformave dhe përmirësimit në arsim”, deklaroi Xhaferi. /indeks.mk