0.8 C
Skopje

FOTO/ Çfarë po ndodh? Dj PM shfaqet bashkë me Rita Orën


schedule17:15 – 29 Prill, 2022

Pajtim Krasniqi i njohur për publikun si DJ PM, po shijon tani periudhën më të suksesshme të momentit. Gjithçka nisi që në momentin kur ai u bë pjesë e “Big Brother VIP”, ku fitoi edhe një numër të madh fansash.

PM është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar shumë foto dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ai publikoi një imazh në InstaStory ku shfaqej pranë këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

PM tregoi se kjo fotografi ka kohë që është realizuar, por që mesa duket i kujton një moment shumë të bukur.

“Moti shumë”, ka shkruar Dj përmbi foto.

Kujtojmë që ai është në një lidhje dashurie me moderatoren e “Kosheres”, Sarah Berisha, me të cilën u njoh në “Big Brother VIP”./abcnews.al