12/10/2024

Për ti ndihmuar Taravarit që të mbush sallën në Gostivar, funksionarët dhe mbështetêsit e kreut të Gostivarit janë të gatshëm ti keqpërdorin edhe resurset shtetërore dhe mjetet e qytetarëve.

Një rast i tillë është regjistruar sonte, nga drejtori i N.P “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë, Gëzim Kadriu.

Drejtori në fjalë me veturë zyrtare ka udhëtuar nga Kumanova deri në Gostivarë për ta ndihmuar liderin e tij në mbushjen e karrikave dhe mbushjes së numrit të planifikuar.

Kadriu nuk është personi i vetëm që ndihmoi Taravarin në arritjen e qëllimit “të dukemi sa më shumë njerëz”, sepse në Gostivar sonte kishte numër të madhë të veturave nga Shkupi, Tetova, Shkupi po edhe Kumanova.