
Enti Shtetërorë për Statistikë (ESHS), në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar në mënyrë të detajuar rritjen e pagës minimale dhe mesatare ndër vite në Maqedoninë e Veriut.
Aty vërehet një dallim i madhë në aspektin pozitiv në disa sektorë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, parti që në Qeveri, përveҫ me Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, udhëheqë edhe me resoret kryesore, atë të Financave dhe Ekonomisë për indeks.mk kanë folur për rritjen e pagës minimale dhe atë mesatare ndër vite.
Nga atje thonë se mbi përkushtimin e Qeverisë për të përmirësuar në vazhdimësi standardin ekonomik dhe minimizimin e pasojave nga kriza globale ekonomike, flasin edhe këto numra të publikuara nga ESHS.
“Paga minimale dhe mesatare padyshim se do të vazhdojnë të rriten edhe në periudhën në vazhdim përmes aplikimit të të një metodologjie efikase të rritjes që so reflektojë edhe produktivitet dhe efikasitet operativ në sektorin publik”, thonë nga BDI për indeks.mk.