11/12/2024

Kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi sot ka vizituar Komunën e Haraҫinës.

I shoqëruar nga deputeti i zonës, Berat Ajdari dhe kryetari i Komunës, Ridvan Ibraimi dhe deputeti tjetër, Musa Ibrahimi, kryeministri Xhaferi ka vizituar dhe takuar edhe familjarët e dëshmorit të kombit, Abaz Beqiri.

Në shtëpinë e dëshmorit, Xhaferi është mirëpritur nga djemt, Fuat e Riad Beqiri, po edhe shokët e tij të luftës.

Kujtojmë, në luftë së bashku me babain tashmë të ndjerë ka qenë edhe Riadi, që aso kohe ka pasur vetëm 16 vite.