7.8 C
Skopje

FOTO/ Mihajllovski: Lajmi i djeshëm për përdorimin e diazepamëve i pa konfirmuar dhe nëntë vite i vjetër!

Gazetari maqedonas Goran Mihajllovski ka reaguar ashpër pas lajmit të plasuar me të madhe gjatë ditës së djeshme për shitjen e medikamenteve për qetësim.

Mihajllovski ka thënë se lajmi i djeshëm ka qenë lajm i remë dhe i pa konfirmuar nga institucionet përgjegjëse. Ai ka thënë se lajmi ka rrjedhë nga një status i një mjeku amë.

“Një status në Facebook i një mjeku amë, (mjek i familjes) për një sërë recetash që supozohet se janë lëshuar për diazepam, statusi i njëjtë i shpërndarë nga disa persona me influencë bëhet temë në vend dhe lajm në mediat kryesore. Askush, ama askush nuk kërkoi konfirmim apo kontrolloi vërtetësinë nga Fondi i Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, apo në ndonjë organ tjetër përgjegjës apo farmaci”, ka shkruar Mihajllovski, raporton indeks.mk.

Ka shtuar se lajm i njëjtë është shpërndarë edhe në vitin 2013.

“Lajm të tillë ka pasur edhe në vitin 2013 dhe burimi i të njëjtit ka qenë vet Fondi i Shëndetësisë. Tani ai lajm, i vjetër nëntë vite, shpërndahet si i ri, dhe i njëjti vazhdon të  analizohet … Asnjërit nuk i shkoi mëndja për t’u kontrolluar. Jo për gjë tjetër, ndoshta tani mund të ketë përdorim edhe më të madhë. Por kush të kontrolloj?”, ka shtuar Mihajllovski./indeks.mk/