0.8 C
Skopje

FOTO/ Noizy bëhet pjesë e aktrimit, do të shfaqet në serialin e njohur


schedule18:25 – 26 Prill, 2022

Noizy është njëri ndër reperët më të suksessëm në skenën shqiptare. Mirëpo, duket se përveç muzikës, ai ka edhe pasione të tjera siç është aktrimi.

Në vitin 2019, Noizy ka luajtur në filmin e titulluar “Man from Beirut” ose “Blind”.Duket se pas tre vitesh reperi po i rikthehet aktrimit, gjë të cilën e ka bërë të ditur vetë ai.

Përmes disa fotove të publikuara në ‘InstaStory’, Noizy shihet se do të luaj përkrahë Blerim Destanit, dhe shumë emra të aktorëve të tjerë të njohur.

“Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”, ka shkruar reperi përmbi imazhet.

Kujtojmë që Noizy ka paralajmëruar koncertin e tij të madh në stadium gjatë muajit gusht./abcnews.al