-0.2 C
Skopje

FOTO/ “Shpresojmë të vdesësh”! 27-vjeçarja zbuloi se është transgjinore, ish-partnerët e kërcënojnë

Një modele e “OnlyFans” është shprehur se ka frikë që të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht ajo ndodhet në Amerikën e Jugut, aty ku vendosi që të tregonte se ishte transgjinore.

E reja ka rrëfyer se vendimin e guximshëm për të dalë para fansave si transgjinore, e ka marrë pas abuzimeve nga ish-partnerët që nuk e dinin gjininë e saj të mëparshme para lidhjes.

Michelle e bëri këtë deklaratë teksa ishte me pushime në Republikën Domenikane. Ajo ka shtuar se nuk donte ta thoshte atë ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mesazhet kanë qenë të tmerrshme dhe më kanë lënë të ndihem shumë e frikësuar për jetën time. Burrat me të cilët kam qenë i përfshirë më parë, ose të afërmit e tyre kanë thënë gjëra të tilla si ‘shpresojmë të vdesësh’ ose ‘do të të vrasim’. Gjërat që po thuhen janë të neveritshme dhe thellësisht lënduese”, ka treguar 27-vjeçarja./m.j

FOTO/ “Shpresojmë të vdesësh”! 27-vjeçarja zbuloi se është transgjinore, ish-partnerët e kërcënojnë