Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në emisionin 360 shkallë duke folur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në vendin tonë foli edhe për frontin evropian.
Sipas Grubit, BDI-ja ka zhvilluar fushatë me qëllim për ti bindur qytetarët se evropa dhe integrimi është ajo që i duhet vendit tone, raporton indeks.mk.
Grubi thotë se për tu bërë pjesë e frontit evropian është diskutuar edhe me LSDM-në, ASH-në po edhe me Alternativën e Gashit e cila muaj më heret ishte në Qeveri,
“Kemi biseduar me partnerin tonë të koalicionit LSDM, e kemi diskutuar edhe temën e listave të përbashkëta, edhe me Aleancën për Shqiptarët po edhe me Alternativën, kur ajo ishte pjesë e shumicës”, deklaroi Grubi.