Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është në qendër të një skandali për dhënien e tenderave për ndërtimin e rrugëve me firma që nuk kanë asnjë lidhje me këtë veprimtari. Sipas portalit indeks.mk, Kasami ka lidhur kontrata me një kompani hotelerike, Eko Peu – Tetovë, për asfaltimin e rrugës Kiro Ristovski Drnc. Por jo vetëm kaq, edhe dokumentacioni i tenderit tregon se punëtorët e komunës kanë bërë gabime të rënda në shkrimin e emrit dhe gjinisë së kryetarit. Nga dokumenti që portalit i është dërguar anonimisht, shihet se Kasami është shkruar si “kryetarja” e komunës.