0.8 C
Skopje

Galatasaray, Icardi: Dua të qëndroj sa më gjatë këtu

schedule09:23 – 9 Shtator, 2022

Mauro Icardi është lojtari më i ri i klubit turk të Galatasaray.

Sulmuesi argjentinas është huazuar nga PSG te Galatasaray për një sezon dhe ka përjetuar një pritje të magjishme nga tifozët.

“Mënyra se si më pritën tifozët e Galatasaray është shumë emocionuese, jam shumë i lumtur që jam këtu.

Tani për tani do të jem këtu për një vit dhe qëllimi është të bëj gjëra të mëdha dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Ishte një negociatë e gjatë. Dy muaj, shumë të vështira, porn ë fund jemi këtu, unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur.”

Këto kanë qenë fjalët e para të Icardit për Galatasaray, raportuar nga kanali zyrtar i klubit turk./ h.ll/abcnews.al