3.8 C
Skopje

“Gamper Trophy”, prish relacionet në mes Barcelonës dhe Romës

Skuadra italiane ka vendosur të riplanifikojnë përgatitjet e tyre verore dhe duhet të heq dorë nga ndeshja që do të zhvillohej në “Camp Nou”. Një vendim ky i përcaktuar nga klubi katalanas si i papritur dhe i pajustifikuar dhe se mund ta padisë skuadrën italiane.

Përmes një njoftimi për shtyp, Roma njoftoi se kishte tërhequr pjesëmarrjen e saj nga “Gamper Trophy”. Përgjigja e Barcelonës ishte e menjëhershme dhe pas pak minutash, sërish me një deklaratë të transmetuar në kanalin e klubit në “Tuitter”, gjiganti spanjoll reagoi ashpër.

“DEPARTAMENTI LIGJOR I KLUBIT PO STUDION VEPRIMET E DUHURA PËR T’I KËRKUAR EKIPIT ITALIAN DËMET QË KY VENDIM I SHKAKTON BARCELONËS DHE TIFOZËVE TË SAJ,” THUHET NË KUMTESËN E KLUBIT KATALAN.

Ndeshja do të zhvillohej më 6 gusht në “Camp Nou”, ndërsa tani Barcelona po punon për të gjetur një rival të ri dhe se në 24 orët e ardhshme do të aktivizohet rimbursimi i biletave tashmë të blera. Gjithashtu saktësohet se pezullimi i këtyre ndeshjeve është për shkak të rrethanave që nuk kanë lidhje me Barcelonën.