Sot kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu mundësoi dhe 70 vendparkingje të reja, ndër tjerash vizitoi dhe banorët e lagjes Fushë Topanës ku diskutuan për problemet me që ka kjo lagje.
70 vendparkingje të reja në Fushën e Topanës në 1.300 m2 hapësirë të rregulluar nga Komuna e Çairit në kërkesë të banorëve të lagjes. Në këtë zonë do të vazhdojmë edhe me 150 vende të reja parkimi brenda disa ditëve. Njëkohësisht kujdesemi edhe për parqet dhe zonat e gjelbërta të cilat janë prioriteti ynë.
Kryetari takoi edhe deputeten e zonës Merita Koxhaxhiku ish ministrin e ekonomisë Driton Kuçin, Këshilltarin Curi Mensur dhe banorë të lagjes.