04/11/2024

Sa më shumë afrohet dita, aq më shumë po nxehet debate lidhur me zgjedhjet presidenciale.

Kandidatët kanë filluar të zyrtarizojnë kandidaturat, nga opozita shqiptare, Taravari është momentalisht kandidati i vetëm, kandidat pritet të jep edhe BDI-ja.

Sipas mediave në gjuhën maqedonase, flitet për kandidim të mundshëm të kreut të integristëve, i cili edhe nuk e mohoi një gjë të tillë.

Por, nëpërmes një reagimi në “Facebook”, fushatën e ka komentuar deputeti i BDI-së, Bajram Kadria.

Ai ka thënë se dëshira e Taravarit që ta ketë Ahmetin kundër në këtë garë nuk do të përmbushet dhe se ai do të jetë përball nënës ideologjike, Gordanës.

Reagimi i plotë:
Njoni kishte dasht ta ket përballë Ali Ahmetin
Ri rahat në garë do jesh me nënën ideologjike Gordanën
Nonë e bir ju ngjan shumë.🤔