22/07/2024

Edhe pse dit më parë ishte vet ai që shpalli kandidaturën për president, sonte kreu i Aleancës për Shqiptarët që u shkarkua nga kongresi duket se e ka kuptuar se është future në një garë në të cilën vet e pranon se do të del humbës.

Arben Taravari sonte në “Debat Plus”, vet e pranoi se është e vështirë, gati e pamundur që një shqiptar të fitojë në garën për president në RMV, raporton indeks.mk

Thotë se mundësitë dhe dëshirat janë dy gjëra që kanë dallim.

“Është vështirë, duke marrë parasyshë se votuesi maqedonas shum rëndë votojnë një kandidat shqiptar. Ekzistojnë gjasa, edhe pse mendoj që probabiliteti është i vogël”, deklaroi ai mes tjerash.