Analisti, Astrit Gashi ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një përpjekje shqiptare për të fituar të drejtën shumë e vjetër dhe banorët shqiptar të RMV-së kanë qenë të persekutuar dhe të shtrënguar nga pushteti maqedonas sikurse kemi qenë ne në Kosovë gjatë viteve 90-ta.
Kështu është shprehur, Analisti Gashi tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.
Gashi ka theksuar se “Përpjekja shqiptare për të fituar të drejtën në Maqedoninë e Veriut është shumë më e vjetër. Shqiptarët në Maqedoni kanë qenë më të persekutuar dhe më të shtrënguar nga pushteti maqedonas sesa kemi qenë ne në vitet 90-ta. Ka pas tendenca totale me ndrru dhe zhdukë entitetin shqiptar. Por është tentuar Shesheli dhe Vuçiqi, dhe kanë dashur me përza duke thënë se janë shqiptarë të Shqipërisë. Dhe përpjekja shqiptare atje për me mbrri këtë pozitë është shumë e gjatë. Është qindra vjeçare, por prej se ekziston Universiteti i Prishtinës është forcu dhe nuk është ndalur kurrë. Historia atje është më e gjatë se dita e djeshme.
Ai gjithashtu ka thënë se një kryeministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një arritje e madhe pas pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shtuar se zgjedhja e tij ka thyer bllokadat.
“Është arritje e madhe. Është ngjarje pas pavarësisë së Republikës së Kosovës, është një prej ngjarjeve më historike e shqiptarëve. Është historike sepse është thyer bllokada, u thy blloku. Në 100 ditët e ardhshme, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë maqedonasit, shqiptarët, serbët apo kushdo që jeton në Maqedoninë e Veriut. Do të ambientohen me faktin se nuk do të shkattërrohet bota, dhe as nuk po u shkatërrojka Maqedonia nëse një kryeministër i Maqedonisë nuk qenka maqedonas, bullgar,serb por është një shqiptarë. Shqiptarët e kanë një barrë të jashtëzakonshme, me i qu mesazhet e ngjajshme për 100 ditët. Është e përkohshme. Por është hapi i parë. Situata nuk krahasohet me Malin e Zi, që ka pasur një kryeministër me etni shqiptare, Driton Abazoviç, nuk ka ardhur nga korpusi entitetar shqiptar por ka ardhur nga korpuzi entitetar evropian malazez, dhe nuk është thirrur në idenë e qenit shqiptar. Por nga një parti mikse. Ka qenë mirë, kritikuam shumë. Por kryeministrat e tjerë që do vijnë do jetë më problematik se ai”, ka shtuar Gashi.