9.8 C
Skopje

Gashi: Shumica e atyre që na kanë votuar nuk janë më me ne

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në tubimin elektoral për zgjedhjet lokale në Çair të Shkupit, ka pranuar publikisht pafuqinë politike të grupacionit të tij politik. Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të vitit 2017, kur Afrim Gashi ishte bashkë me Bilall Kasamin në Lëvizjen Besa, ai thotë se shumica prej atyre që kanë votuar atëherë nuk janë më votues të partisë së tij.

“Vëllezër e motra ju që keni votuar atëherë e që e di se shumica prej juve nuk janë sonte në këtë sallë”, ka theksuar Gashi mes tjerash në fjalën e tij.