11/12/2024

Kuds
Ushtria izraelite njoftoi se në përleshjet në Rripin e Gazës janë vrarë edhe 3 ushtarë të tjerë izraelitë, 2 prej të cilëve oficerë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria bëhet e ditur se në përleshje kanë humbur jetën 3 ushtarë izraelitë, përfshirë një major në veri të Gazës, një kapiten në jug dhe një rreshter.

Që kur filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 560, ku 223 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Izraeli ka vrarë mbi 26 mijë njerëz që nga ofensiva ndërkufitare e 7 teto