PARADOKSI I TETOVËS!
Nga zemra e Tetovës, “Ivo Ribar Lola” nga Zagrebi i çon të fala “Mosha Pijades” nga Beogradi dhe “Boris Kidriçit” nga Sllovenia, që ta ruajnë “amanetin” e “JNA” dhe të “Josip Broz Titos”. Të gjithë këtë “komunikim” me vëmendje të madhe e ndjek “Vladimir Iliç- Lenini”.
Ish-sistemi dhe Titoja qëmoti kanë vdekur – mbase jugo-nostalgjia është gjallë.
Nga ana tjetër “Petar Petroviq – Njegoshi” i Malit të Zi, përmes “Cetinskës” dhe “Bihaçkës” mu në mes të Tetovës lidhen me “Shtipskën”, “Probishtipskën”, “Veleshkën”, “Karaormanin” për të prodhuar një realitet tjetër me “Mirçe Acevin”, “Strasho Pinxhurin”, “Bllagoja Toskan” dhe “Vidoe Smilevski – Baton”.
Respekt për të gjithë këto, por duket se i nderojmë “heronjtë e huaj” kurse tonët – po i harrojmë.
Gjithë këtë paradoks, mbase me habi përveç Sharrit plak janë duke e “vërejtur” edhe Abdulaziz Islami, Murat Isaku, Memetriza Gega, Rafi Halili, Zaim Beqiri, Nexhat Pustina, Sadudin Gjura, Arbën Xhaferi, Dëshmorët e UÇK-së, pse jo edhe “Elita 5” e “Shkëndija”, e shumë të tjerë që meritojnë të jenë në këtë listë.
Emërtimi i sipërfaqeve publike si grup specifik i urbanizmit, përveç prakticitetit, tregon edhe për vlerat shoqërore, respektivisht standardit qytetërues të një mjedisi. Rrugët, si vende komunikimi dhe të kujtesës kolektive, duhet të paraqesin dëshmi të kulturës kombëtare.
Ja edhe një sfidë për Administratën e Komunës së Tetovës dhe Këshillin që do të dalë nga zgjedhjet e 20 Gushtit 2022 që një herë e përgjithmonë të zgjidhet ky paradoks në Tetovë.
Rean Saiti