26.8 C
Skopje

Gazetarja ukrainase vritet nga bombardimet ruse në Kiev

Një gazetare e Radio Liberty në Ukrainë është vrarë gjatë bombardimeve ruse të Kievit, kanë bërë të ditur mediat.

Vera Gyrych ishte në shtëpi kur një raketë goditi ndërtesën e saj, sipas një deklarate nga Radio Liberty.

Ajo u përshkrua si “një person i zgjuar dhe i sjellshëm, një profesioniste e vërtetë”, nga punëdhënësi i saj.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”,-tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.

Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende.

Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një trup ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit të vrarë në atë kohë.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë, shkruan BBC./Opinion.al