0.8 C
Skopje

Gega: Keqardhje si ndëshkohemi, mesfusha nuk u lidh si duhet ndaj Teutës

Skënder Gega, pas ndeshjes me Teutën që Kukësi e barazoi 0-0, deklaroi për Oversport: “Jam i kënaqur me pikën, ashtu siç erdhi loja. E nisëm lojën mirë, më pas vuajtëm, sepse ishim me 10 veta. Jam i kënaqur sepse me 10 lojtarë luajtëm mirë. Respektuam detyrat dhe me sakrificë luajtëm mirë. Krijuam raste. Më vjen keq që është ndeshja e katërt që ndëshkohemi në të njëjtën mënyrë. Kjo është e pafalshme, sepse dy qendërmbrojtësit nuk mund të rrinë të lirë. Njëri duhet të markojë.

Nervozizëm? E tillë është një ndeshje futbolli, nuk mund të jesh i qetë, as tifozët nuk janë. Mërzitem sepse kemi bërë shumë gabime në 4 javë. 2 ndeshje i kemi humbur në fund. Nuk i komentoj arbitrat. Sigurisht që kam ankesa, por nuk mund të flas më shumë. Skuadra nuk është kolauduar akoma, sepse kemi lojtarë nga shumë vende të botës. Grupi është i ri dhe ndonjëherë mungon qetësia, eksperienca. Nëse Haxhiu do të pasonte mund të kishim shënuar. Mesfusha ndoshta nuk u lidh si duhet, por kartoni i kuq na prishi ekuilibrat. Futbolli i tillë është”.

“Nëse japin më shumë, djemtë mund të rriten akoma më shumë. Na mungojnë pikët dhe nuk jemi të qetë, por nuk besoj se meritonim të dilnim pa pikë nga kjo sfidë. Flas anglisht shumicën e kohës. Uroj që mos ta marrin si të lehtë futbollin shqiptar, sepse është agresiv.

Shpresoj që të huajt të ingranohen sa më shpejt. Komunikimi dhe koordinimi ka ndikuar. Jam mërzitur me dy qendërmbrojtësit, sepse në 4 ndeshja jemi ndëshkuar njësoj. Ata janë lojtarë të Kukësit dhe nuk duhet të rëndohen më shumë se të tjerët. Më pëlqeu entuziazmi në pjesën e dytë dhe skuadra reagoi, sepse nuk donte të humbe këtë ndeshje.

Deklaratat e Gjicit? Nuk lejoj njeri që të më ndërhyjë teknikisht. Gjici ka opinionet e tij, por nuk ka ndërhyrë në punët e mia. Varet dhe çfarë i thonë, sepse ai nuk vjen në stërvitje. Unë punoj për pasion dhe i di detyrimet e mia. Shqiptarët punojnë shumë dhe jo pak. Shqiptarët punojnë me pasion në kushtet që kanë. Në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë, por edhe mënyra e komunikimit me mediat duhet të jetë e saktë. Gjërat që nuk janë të vërteta nuk i pranoj. Jo të gjithë në një familje mendojnë njësoj”, tha Gega.