16.8 C
Skopje

Georgina Rodriguez ia jep motrës së saj për pushime avionin e Cristiano Ronaldos

Georgina Rodriguez është një grua me bujari të pamasë. Këtë e dëshmon edhe gjesti i fundit i bërë ndaj motrës së tij të madhe, Ivanës, së cilës i dha hua avionin privat të Cristiano Ronaldos për të mbërritur në Asturias.

Në këtë vend, Ivana së bashku me bashkëshortin e saj Carlos Garcia dhe vajzën e tyre Deva kaluan disa ditë pushimi.

Partnerja e futbollistit të Manchester United përdor shpesh avionin luksoz për udhëtimet e saj, duke shpërndarë shpesh në rrjetet sociale disa foto që e portretizojnë jashtë avionit, por edhe brenda.

Vlera e avionit është rreth 20 milionë euro. Po flasim për një Gulfstream G200, për të cilin prodhuesi është kujdesur deri në detajet më të vogla.

Në avionin e CR7, përveç ekuipazhit mund të transportohen edhe 10 persona, ndërsa në dispozicion të mysafirëve ka edhe kuzhinë, banjë e divan të madh, si dhe shumë shërbime të tjera.