Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë në Prizren, që dyshohet se takon kohës së luftës.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.
Sipas raportit 24-orësh, gjetjet e trupit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së.