22/07/2024

Sot shënojmë një moment të pazëvendësueshëm në historinë tonë më të re dhe me këtë rast me kënaqësi dhe gëzim të madh dëshiroj të uroj rilindasin e fundit të popullit shqiptar, bashkëmendimtarin tim Ali Ahmeti me rastin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar! Me këto fjalë ish Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka uruar bashkëveprimtarin dhe shokun e tij të kauzës Ali Ahmeti me rastin e emërimit të Talat Xhaferit kryeministër të Republikës së Maqedonisë së veriut.

“Sot shënojmë një moment të pazëvendësueshëm në historinë tonë më të re dhe me këtë rast me kënaqësi dhe gëzim të madh dëshiroj të uroj rilindasin e fundit të popullit shqiptar, bashkëmendimtarin tim Ali Ahmeti me rastin e emërimit të kryeministrit të parë shqiptar!

Ky është një moment historik që shënon një periudhë të re për gjithë shqiptarët por edhe për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrit Talat Xhaferi i dëshiroj sukses dhe vizion të madh për të shërbyer popullin me guxim dhe ndershmëri. Le të jetë kjo një periudhë e frytshme për të gjithë qytetarët! Gëzuar!” – ka shkruar gjeneral Sylejman Selimi në telegram urimin e tij drejtuar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.