01/12/2024

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dënoi planet e Izraelit për të nisur një ofensivë tokësore në Rafah, duke thënë se kjo do të krijonte një “katastrofë humanitare”.

Duke folur gjatë një konference për shtyp pasi u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ajo tërhoqi vëmendjen për gjendjen e vështirë të palestinezëve të zhvendosur që strehohen në Rafah.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës aktualisht po kërkon strehim në Rafah. 1.3 milionë njerëz janë duke pritur atje në një hapësirë shumë të vogël. Ata nuk kanë ku të shkojnë në të vërtetë tani”, tha Baerbock, raporton CNN.

“Këta njerëz nuk mund të zhduken thjesht në ajër. Nëse ushtria izraelite do të niste një ofensivë në Rafah në këto kushte, do të ishte një katastrofë humanitare në zhvillim”, shtoi ajo.