Nuk është e vërtetë se Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Agim Islamit për rigjykimin e lëndës së tij si dënuar për rastin “Alfa”, siç kanë njoftuar disa media.
Siç merret vesh nga burime të mbrojtjes së Agim Islamit, Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e rigjykimit për të akuzuarin tjetër, Almir Dërplaninin, ndërkaq për shkak të paraqitjes së dëshmive të reja, Gjykata Supreme lëndën e Agim Islamit do ta dorëzojë në Gjykatën Themlore për rigjykim, me çka hapet mundësia për një vendim tjetër në bazë të këtyre dëshmive./indeks.mk