11/12/2024

Kompania teknologjike Google ka premtuar 25 milionë euro për të ndihmuar njerëzit në Evropë që të mësojnë se si ta përdorin inteligjencën artificiale, raportoi të hënën Reuters.

Duke shpallur financimin të hënën, gjigandi i teknologjisë tha se ka hapur aplikime për ndërmarrjet sociale dhe organizatat jofitimprurëse që mund të ndihmojnë në arritjen e atyre që mund të përfitojnë nga trajnimi.

Google do të drejtojë gjithashtu një seri akademish për të mbështetur kompanitë që përdorin AI-në dhe ka zgjeruar kurset e saj falas të trajnimit të AI-së në 18 gjuhë.

“Ky program i ri do t’i ndihmojë njerëzit në të gjithë Evropën të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe besimin e tyre rreth AI-së, duke siguruar që askush të mos mbetet prapa”, ka thënë Adrian Broën, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Ndikimin Publik të kompanisë.

Muajin e kaluar, Google njoftoi se do të investonte 1 miliard dollarë në ndërtimin e një qendre të dhënash jashtë Londrës.