22/01/2025

Analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing, ka folur për involvimin e Kosovës në zgjedhje në Maqedoni. Gorani tha se përzierja e Qeverisë Kurti në fushatë elektorale në Maqedoni është një papërgjegjësi kolosale dhe një maliciozitet kolosal.

300x250

“Poshtërësi ma të madhe, paftyrësi ma të madhe se kjo nuk ka ndodh në dhjetvjetëshin e fundit”, është shprehur Gorani.

Ai gjithashtu tha se sot ekskluzivisht në emër të rritjes së popullaritetit personal dhe të rejtingut partiak, Kurti përzihet në punët e brendshme të një shteti miqësor fqinj vetëm për me e rrit profilin e vet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.