11/10/2024

Valdet Xhaferi , kryetari i Bashkimit Demokratit për Integrim, Dega në Gostivar, shoqëruar nga deputetë të zonës, zyrtarë si dhe qytetarë të shumtë kanë nënshkruar sot në zyrën rajonale të KSHZ-së në qytetin e Gostivarit në përkrahje të kandidatit të BDI-së në garën presidenciale, Bujar Osmanin.

Kujtojmë se kandidaturën e Osmanit për president të vendit e ka bërë të ditur dje kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /indeks.mk