Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti njofton se mbrëmë ka realizuar takim me ish shefin e shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës, Richard Grenell ku kanë biseduar për zhvillime në rajon.
Në takim Grenell i ka kumtuar Ali Ahmetit se asnjëherë nuk ka diskutuar me asnjë politikan për shkëmbim territoresh.
“Mbrëmë në Shkup takova Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës.
Në takim diskutuam për zhillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.
Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht”, njofton Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook.