03/10/2024

Falë mbretëreshës së konturingut – Kim Kardashian, kjo teknikë e grimit është një ndër trendët më të mëdhenj kohëve të fundit

Me këtë teknikë mund të rregullohen fytyra, vithet, stomaku, madje edhe – këmbët!

Në video mund të shihet hap pas hapi teknika e konturimit të këmbëve, dhe e gjitha fillon me qitjen e bazës, në mënyrë që të njëjtësohet me këmbët.

Pastaj qitet kremi i errët nga ana e këmbëve dhe në secilin gisht, dhe pastaj të gjitha ato nuanca përzihen, transmeton Telegrafi.

Poenta e konturimit është krijimi i iluzionit të hijes, në mënyrë që këmbët të duken “më të holla”.

Në fund të videos, janë vendosur fotografitë para dhe pas konturimit, ndërkaq dallimi mezi vërehet.

Ajo që është e sigurt është që për konturimin e këmbëve nevojitet goxha kohë dhe mund, por nuk jemi të sigurt që mundi i bërë dhe koha e shpenzuar në këtë rast ia vlejnë.

Reklama

Veç tjerash, kush do t’i vërejë që këmbët ju janë “më të holla”?!

 

/Telegrafi/