16.8 C
Skopje

Gruaja sulmon seksualisht një burrë në metronë e Londrës, shpallet në kërkim

Policia e Londrës është në kërkim të një gruaje që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një burrë në metro.

Incidenti ndodhi në një shkallë lëvizëse në stacionin e metrosë Euston në Londër rreth orës 21:00 të premten e 14 prillit.

Gruaja kapi nga krahu burrin i cili u përpoq të largohej dhe më pas e sulmoi seksualisht atë.

Zëdhënësi i policisë shtoi: “Ne do të donim të flisnim me zonjën në lidhje me një sulm seksual në stacionin e metrosë Euston të premten, më 14 prill. Rreth orës 21:00, një burrë po ecte në shkallët lëvizëse kur një grua u përpoq t’i kapte nga krahu. Kur ai e tërhoqi dorën, ajo e sulmoi seksualisht.

Gruaja, e cila po udhëtonte me një shoqe, la shkallët lëvizëse dhe hipi në një metro. Oficerët dëshirojnë të flasin me gruan e paraqitur në këto imazhe pasi besojnë se ajo ka informacione që mund të ndihmojnë hetimin.”

 

/s.f