12/10/2024

Panairi i Punës nga kompania prestigjioze “Bechtel Enka” ka vijuar me prezantime dhe pranim të aplikimeve për punësim në qytetin e Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Grubi ka bërë sërish thirrje që të interesuarit të aplikojnë për punësim, pasi në dispozicion janë 2000 vende pune.

Statusi i plotë:

2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar!

Vazhdoni të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në hr@beuk.mk!

Nga dita e djeshme (17.10.2023) vazhdon prezantimi i profileve dhe kritereve të punësimit në Bechtel&Enka edhe në Sheshin Skenderbeu, Sheshin Maqedonia dhe Capitol Mall në Shkup, proces që do të zgjasë deri më 30 tetor.

Ju ftoj të gjithë të vizitoni këto pika të prezantimit, të informoheni rreth mundësive dhe të aplikoni duke përfituar në aspektin profesional dhe duke u bërë kontribues direkt në realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.