11/12/2024

Zëvendëskryeministi, Artan Grubi në rrjetin e tij social facebook ka shpërndarë një fotografi bashkë me Ali Ahmetin, gjatë fjalimit të tij për shpalljen e kandidaturës për president të Bujar Osmanit.

Ai mes tjerash shkruan:

”ALI AHMETI e mban fjalën!
JO Rusisë, PO Europës!

President dhe Zëvendës President me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badinterit.
Bujari po na prinë drejt këtij ndryshimi që ne e kemi kërkuar edhe në programin tonë të vitit 2016 edhe atë të vitit 2020
Hapja e Kushtetutës për çështjen e Presidentit, do të mundësojë edhe miratimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit europian
Jo që besoj, por edhe do të bëhet!” – ka shkruar Artan Grubi, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi nga prapaskena e fjalimit të Ali Ahmetit./tvklan.mk/