11/12/2024

I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Maqedoni, zëvendëskryeministri Artan Grubi, u shpreh se parashikon që BDI-ja do të ketë rreth 20 deputetë, dhe duke paraprirë me Frontin Evropian, ai beson se do të jenë shumë më tepër.

“Ne jemi të gatshëm të jemi në opozitë, të jemi luftëtarë më të mëdhenj për ndryshimet kushtetuese. A është e gatshme edhe opozita ta bëjë të njëjtën, a janë të gatshëm të tërhiqen, dhe a janë të gatshëm që nëse kanë një votë më pak se BDI-ja, që shqiptarët të përfaqësohen nga një parti e vetme?”, tha midis tjerash Artan Grubi.

Ne, tha në vazhdim ai, jemi duke punuar për Frontin Evropian, ku para një viti filluam një fushatë në Gostivar duke vijuar edhe në komunat e tjera me thirrje tek votuesit që t’i bashkëngjiten Frontit Europian, që jo vetëm LSDM-ja por dhe Alternativa, e cila ishte në qeveri, t’i bashkëngjiten këtij fronti.

Më tutje Grubi sqaroi se si kanë rrjedhë gjërat në kuadër të partive qeveritare.

“Nga LSDM-ja kishte hezitim dhe nuk kishte gatishmëri që t’i bashkëngjiten atij Fronti Europian, dhe ne pamë se mungonte gatishmëria që ne të dalim për t’u ballafaquar me forcat pro ruse. Ne filluam që ta përgatisim strukturën tonë që në atë kohë ishte dhe Alternativa e, cila më pas iku. Filluam të bisedojmë dhe me zotin Taravari, për të parë se si opinioni do të reagonte ndaj listave të përbashkëta. Por siç e shoh, do të jetë shumë e vështirë që të formohen një qeveri që do të jenë pro forcave Europiane”, tha Grubi. (politiko.mk)