12/10/2024

Në një intervistë të fundit me A2 CNN, zëvendëskryeministri Artan Grubi theksoi rezultatet e sondazheve që tregojnë një fitoren e BDI-së në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësim të thellë për bllokimin bullgar që pengon Maqedoninë e Veriut dhe ndërveprimin e saj me Bashkimin Europian si dhe Shqipërinë.

“Të gjitha sondazhet tona, edhe ato vendore, ato opozitare, ndërkombëtare, sondazhet amerikane dhe ato të BE-së e shfaqin fitues BDI-në si në zgjedhjet presidenciale dhe në ato parlamentare.

Ajo që na shqetëson ne është që bllokimi bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe inderekt edhe Shqipëris nga vazhdimi i negociatave për BE-në, do të shfrytëzohet nga forcat destruktive të cilat dëshirojnë që të qeverisin me instalimin efrikës dhe të pasigurisë në vendin tonë”, tha Grubi.

Grubi ka vënë në dukje se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga forcat destruktive që synojnë të instalojnë frikë dhe pasiguri në vend. Ai ka theksuar se opozita e VMRO DPMNE-së ka deklaruar se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për integrimin në BE, duke rrezikuar kështu edhe Shqipërinë.

“Ja e kemi opozitën e VMRO DPMNE-së, e cila sipas sondazheve mund të jetë dhe fituese e cila e thotë vetë, që ne nuk do të votojmë për ndryshimet kushtetuese që është e barabartë me bllokim të ecurisë tonë ndaj BE-së që bllokon dhe Shqipërinë, dhe partitë shqiptare opozitare të cilat janë dhe derivate të BDI-së, njerëz që kanë qenë në rradhët tona dhe nuk kanë arritu që të rradhiten në majat më të larta të BDI-së, dhe tani janë rreshtuar me VMRO-në, e cila njëkohësisht ka koalicion edhe me Levicën e cila është partia me dy deputetë në vendin tonë, e cila është haptazi proruse dhe anti shqiptare, anti NATO”, tha Grubi.

Grubi ka shtuar se partitë shqiptare opozitare janë bashkuar me VMRO-në dhe Levicën, një parti që ai e përshkruan si proruse, anti-shqiptare dhe anti-NATO. Ai ka theksuar se një koalicion i tillë i përbërë nga pesë parti shqiptare, të cilat janë të ndryshme ideologjikisht dhe të kundërta, mund të çojë në një menaxhim të dobët dhe të çrregullt të shtetit.

“Kemi një kualicion me pesë parti shqiptare, përfshirë dhe ndërhyrjen nga Prishtina, e cila do të fitojë secila nga një deputet, ku VMRO-ja e ka shumë të lehtë të menaxhon me një konglomerat të tillë të përçarë të partive shqiptare, të cilat janë shumë të ndryshme ideologjikisht njëra me tjetrën dhe të kundërta, dhe e vetmja gjë që i bashkon është dëshira për pushtet dhe rrënimin e BDI-së.

Për të siguaruar anëtarsimin e vendit në BE duhet një parti e fusqishme e shqiptarëve në pushtet për të vijuar të arriturat që i kishim deri sot, dhe për të mos lejuar devijimin e shtetit në drejtime të padëshiruara”, tha Grubi./Indeks.mk