25/06/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan në një prononcim në Euroneës ka folur për ndryshimet Kushtetuese dhe kushtëzimet e VMRO-së, raporton indeks.mk

Ai ka thënë se Mickoski është duke i’u bërë presion deputetëve të VMRO-së që ata të mos i votojnë ndryshimet Kushtetuese.

“I njohim, kemi qeverisur bashkë, flasim, kam biseduar edhe personalisht me disa deputet të VMRO-së. Presin të çlirohen nga presioni që po i bëhet nga kryetari i VMRO-së”, tha Grubi.

Shtoi se kreu i VMRO-së nuk është deputet dhe se pikërisht atij, i pengon fuqia e shqiptarëve, rrespektivisht fuqia e BDI-së në këtë Qeveri.

“Po i pengon fuqizimi i shqiptarëve, respektivisht, fuqia politike e BDI-së që udhëheq me dikasteret kryesore, ministritë kryesore në vendin tonë. Po çojmë përpara, projekte që me dekada nuk janë përmendur fare”, deklaroi Grubi./indeks.mk/