04/11/2024

Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhenië Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi përmes një lidhje direkte në profilin e tij në Facebook, në rrugën drejt Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se sot është ditë e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi vjen kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.

“Më kujtohen disa fjalime të vjetra të kryetarit Ahmeti i cili në vitin 2009 pati deklaruar se shqiptarët duhet t’I kemi në të gjitha pozitat e rëndësishmë shtetërore, ministër financash, ekonomie, ministër të Punëve të Jashtme, Kryetar Parlamenti… etj. Natyrisht qe ishin ide të mëdha dhe na shkëlqenin syte të gjithëve mirëpo u desht disa vite të të shohim në praktikë realizimin e këtyre politikave vizionare të kryetarit, Ali Ahmeti. Sot ka energji pozitive në Kuvend, është ditë e madhe dhe si e tillë po japim votë për kryeministrin e parë shqiptar. Ne si shqiptar kemi vënë themelet me kohë për të arritur këtë ditë, kemi bërë gjëra që ishin vështirë për tu menduar e lëre më për tu realizuar, por u bënë”, deklaroi Grubi. /indeks.mk