-1.2 C
Skopje

Grubi: Duam që Uashingtoni drejtpërdrejt të ndihmojë në dialogun Shkup-Sofje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në ClickPlus në TV21, ka folur edhe për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik për ta ndihmuar Maqedoninë që t’i hapë negociatat me BE-në.

 

“Pa SHBA-të Maqedonia e Veriut nuk do të ishte anëtarë i NATO-s, përkrahje jashtëzakonisht të madhe kemi patuar nga autoritet e Washingtonit, nga administrata të ndryshme konzervative dhe demokratike në mënyrë që ta zgjidhim qështjen e emrit dhe të antarsohemi në NATO tash kërkojmë ndihmën për çështjen me Bullgarinë” tha Grubi.