11/12/2024

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një prononcim për portalin Zoom thotë se opozita aktuale maqedonase ka kërkuar nga presidenti Pendarovski që ta amnistojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, përcjell KlanM.

“Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponentë të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtojë mundësinë për ta amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski”, shprehet Grubi.

Sipas tij, Pendarovski ua ka bërë të qartë atyre se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë gjë. Kërkesat për amnistim të Gruevskit, sipas Grubit, vijnë nga qarqe brenda VMRO-së, të cilët duan ndryshime në partinë e Mickoskit, apo janë kundër udhëheqësisë aktuale të kësaj partie./KlanMacedonia