20/05/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me përfaqësues të tjerë shtetëror nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë shoqëruar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në vizitën homazh në Drenas, në përkujtim të 25 vjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Faceboo, shkruan se heronjë si Fehmiu e Xheva jetojnë ndër shqiptarët me atdhedashurinë dhe heroizmin e tyre.

Statusi i plotë:

 

Në Drenas, aty ku prehen të qetë shpirtërat e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti kujtuam sot madhështinë e sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Fehmiu e Xheva rrojnë ndër ne me atdhedashurinë e tyre, me guximin dhe vendosshmërinë e pashoqe për të mbrojtur me jetë rrënjët e Kosovës së tyre që kërkonte drejtësi.

Sa frymëzim e krenari të mbin në zemër kur dëgjon bashkëveprimtarët e tyre, në mesin e të cilëve edhe Ali Ahmetin, të dëshmojnë me mall e krenari mbi heroizmin e tyre.

Kujtimi mbi idealin dhe amanetin e tyre nuk do të vdesë kurrë, e përcollën tek ne, e ne do ta përcjellim tek fëmijët tanë.

Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!