05/11/2024

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se edhe një premtim i madh është realizuar në tërësi, njofton indeks.mk

Sipas Grubit, fjala e dhënë është e shenjtë.

Ai nëpërmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.

“Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional. Me finalizimin e këtij projekti, gjeneratave të reja u ofrojmë kushte më të mira për mësim por njëkohësisht edhe lehtësojmë punën e prindërve të cilët më herët fëmijët i kanë dërguar në shkolla tjera më të aferta. Bashkë me Jetonin dhe kolegët ministra, punojmë që sistemi arsimor të vendoset në binarë të duhur”, ka shkruar Grubi..