8.8 C
Skopje

Grubi: Haraçina nga shtatori me shkollë të re fillore me emrin “Abdyl Frashëri”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka dhënë lajmin e madh për banorët e Haraçinës. Se nga muaji shtator do të fillojë me punë shkolla e re fillore “Abdyl Frashëri”.

Në suaza të përcaktimeve programore për arsim cilësor në çdo vendbanim, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që nga Shtatori i këtij viti të fillojë me punë shkolla e re fillore “Abdyl Frashëri” në komunën e Haraçinës.

Duke e pasur parasysh mbingarkesën e hapësirave të shkollës “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” dhe numrin në rritje të vazhdueshme të nxënësve në këtë komunë, konstituimi i një subjekti të ri arsimor dhe vendosja në funksion e objektit me sipërfaqe prej mbi 2300 m2 është domosdoshmëri që determinon mësimdhënien më cilësore.

Nga viti shkollor 2022/2023, 80 punonjës dhe 1132 nxënës të komunës së Haraçinës nga klasa e parë deri në të nëntën do të vijojnë procesin edukativo – arsimor në objektin e ri, për të cilin komisioni i formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konstatuar se i plotëson të gjitha standardet hapësinore.