Në një deklaratë për emisionin Klan Debat në Klan Maqedonia zëvendësministri Artan Grubi u shpreh se së bashku me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, e kanë parë të arsyeshme që me përdorimin e një gjuhe diplomatike të njoftonin qytetarët e vendit që edhe Ballkanit i kanoset rreziku nga ndikimi rus.
“Kur po e diskutonim fjalimin e sotëm, zoti Ali Ahmeti ishte në droje se a do të duhet në mënyrë aq brutale ta shpalosim shqetësimin tonë. Thamë më mirë të jemi të sinqertë me opinion për rrezikun dhe më mirë është që ta themi në mënyrë diplomatike për qytetarët.”, tha Grubi.
“Duke parë që Perëndimi është më i sofistikuar se ne, u kthyen nga Ballkani që është një qendër e destabilitetit dhe barotit, ku siç e shihni edhe vetë, ka ndikime të mëdha në Mal të Zi, në Bosnjë, si dhe në Serbi. Nga ana tjetër këtu në Maqedoni të gjithë oligarkët maqedonas që e filluan fushatën kundër shqiptarëve, janë ata që mbështesin frontin pro rus. Ata po t’i shikoni kanë sjellë të gjitha produktet ruse dhe kanë biznese të lidhura në Rusi, dhe BDI-ja është ajo që po mundohet të luftojë këto monopole”, tha Grubi. (politiko.mk)