3.8 C
Skopje

Grubi në “BalkanTalks”: BDI është fituese absolute në kampin shqiptar, në të gjitha sondazhet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në Euronews Albania ka thënë se të gjitha sondazhet si brenda shtetit po edhe ato të organizatave ndërkombëtare fituese absolute tek kampi shqiptar e nxjerrin Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ai tha se edhe sikur të bëhen bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa po edhe PDSH-ja së bashku, nuk kanë vota sa ka BDI-ja.

Shtoi se partia maqedonase që do të fitojë në zgjedhjet, duhet ta rrespektojë parimin fitues me fitues sepse pa BDI-në e cila do ti fitojë zgjedhjet Qeveria e ardhshme nuk do të jetë stabile.

Deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër zgjedhjeve të parakohshme sepse të njëjtat do të bllokonin projekte shumë të rëndësishme.