Zëvendës kryeministri, Artan Grubi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini në Kosovë ka folur për përmbushjen e premtimit të BDI-së për kryeministrin e parë.
Ai ka deklaruar se kur u shpalos ideja për kryeministrin e parë, oponentët filluan ta përqeshin. Sipas tij, tradicionalisht njerëzit kur ballafaqohen me ide të cilës I ka ardh koha, fillimisht e përqeshin, pastaj e luftojnë.
“Është e jashtëzakonshme. Aso kohe na u duk e pamundur, sepse matematikisht nuk arrinim numrin që është 61 që ta mandatojmë një kryeministër shqiptar. Pas shqyrtimit të premtimit të kreut të liderit tonë dhe dolëm me idenë se është Koha për kryeministrin e parë shqiptarë. Qytetarët dhe oponentët e përqeshnin, thoshin, kjo është një shaka, një gafë. Tradicionalisht njerëzit kur ballafaqohen me ide të cilës I ka ardh koha, fillimisht e përqeshin, pastaj e luftojnë, dhe në fund ne fituam. Kërkesa jonë kryesore ishte “Kryeministri shqiptar”, arritëm kompromis që në 100 ditëshin e fundit të jetë kryeministri shqiptar. Bisedime ka pasur për të komplet mandatin, por kjo u arrit”, tha Grubi.