14/04/2024

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare i fiton Bashkimi Demokratik për Integrim.

Grubi në pyetjet e gazetarëve për përzierjen e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në RMV, u përgjigj se ndërhyrje të tilla ka pasur dhe më herët mirëpo pa sukses.

“Të gjithë zhvillimet i ndjej si të miat, jo vetëm unë por  të gjithë shqiptarët në Maqedoni, ndaj dje dhe qyteti i Prizrenit e shpalli z.Ali Ahmeti dhe qytetar nderi. Unë me kryeministrin Kurti njihem që shumë vite, kur bashkëpunimin me organizata të ndryshme, unë aso kohe isha në “Zgjohu”. Kurti ka pasur ndërhyrje në Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2005-2006, ai mori pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhjet e kaluara, mbanin fjalime në tubimet e opozitës. Në zgjedhje presidenciale z.Kurti mbështeti dhe z.Blerim Reka mirëpo nuk arriti sukses, pra aso kohë ne as nuk kishim kandidat sepse promovuam idenë e konsesualitetit. Sipas të gjitha sondazheve BDI fiton, pavarësisht se çka thonë opozita, tashmë e kanë Bekim Qokun mirëpo i njejti ka kaluar nga PDSH e ASH tanimë në VV. Ali Ahmeti neve na ka mësuar të mbajmë raporte ndër institucionale për projekte ndërshtetërore me cilindo politikan fqinj, pa ndasi dhe pa dallime”, deklaroi Grubi. /TvKlan.mk